Stuhitë Elsa dhe Fabian - Nëntë të vdekur në Europën Jugore – DW – 23/12/2019
  1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Stuhitë Elsa dhe Fabian - Nëntë të vdekur në Europën Jugore

23 Dhjetor 2019

Shtatë të vdekur nga dy stuhi të mëdha u raportuan në Spanjë dhe dy në Portugali. Më shumë se njëqind mijë njerëz në të tre vendet mbeten pa energji elektrike.

https://p.dw.com/p/3VEmC
Korsika Überschwemmungen
Fotografi: picture-alliance/dpa/Maxppp/F. Antoine

Numri i vdekjeve nga stuhitë e forta në Spanjë, Portugali dhe Francë është rritur në nëntë, ndërsa rajoni të dielën (22.12) u përfshi nga erëra të fuqishme të shoqëruara me përmbytje.

Në Spanjën jugore trupi i një personi që humbi jetën nga rrëshqitjet e tokës të premten (20.12) u gjet në provincën e Huelva dhe një i dytë vdiq kur lumi i dalë nga shtrati rrëmbeu makinën e tij të shtunën (21.12). Një grua nga Koreja e Jugut humbi jetën të shtunën në Madrid pasi i ranë copa muresh nga një ndërtesë e prishur prej stuhisë.

Frankreich Sturmtief Fabien  Korsika Überschwemmungen
Fotografi: picture-alliance/dpa/Maxppp/J. Belzit

Kjo e rriti në tetë numrin e viktimave nga stuhia Elsa që ka nisur qysh të mërkurën (18.12) në rajonin jugor të Europës. Gjashtë të vdekur ka pasur vetëm në Spanjë dhe dy në Portugali.

Teksa Elsa ra, stuhia Fabian përfshiu nga Atlantiku Portugalinë, Spanjën veriore dhe Francën perëndimore të shtunën (20.12) kur era arriti shpejtësinë 170 kilometra në orë dhe duke shkaktuar reshje të rrëmbyeshme.

Shërbimi sinoptik në Spanjë ka dhënë sinjalin e rrezikshmërisë për të gjithë bregdetin verior dhe pjesët qendrore të vendit deri të hënën (23.12).

Shërbimi i sinoptik në Francë e vuri në alarm bregdetin perëndimor të dielën, megjithëse intensiteti i stuhisë ishte parashikuar të zbehej në krahasim me një ditë më parë. Shira të fuqishme dhe stuhi ere priten në pjesën më të madhe të vendit.

Frankreich Bretagne Sturmtief Fabien
Fotografi: picture-alliance/dpa/maxppp/B. Le Grand

E gjithë zona e përfshirë prej stuhisë dhe reshjeve që kanë nxjerrë lumenjtë nga shtrati është prekur nga bllokimi i energjisë si pasojë e dëmtimit të linjave të energjisë si dhe pezullimi i qarkullimit  hekurudhor e ajror tani në prag të Krishtlindjes. Mbi njëqind mijë njerëz në të tre vendet kanë mbetur pa energji.