Sllovakia për herë të parë me presidente – DW – 31/03/2019
  1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sllovakia për herë të parë me presidente

31 Mars 2019

Zuzana Čaputova, kandidatja që premtim kryesor gjatë fushatës zgjedhore e pati luftën kundër korrupsionit, fitoi në radunin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Sllovaki. Ajo është femra e parë që zgjidhet presidente.

https://p.dw.com/p/3FxmM
Slowakei, Bratislava: Präsidentenwahl in der Slowakei – Stichwahl
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Svítok

Zuzana Čaputová nuk ka pothuajse aspak përvojë politike, por në raudin e dytë e mposhti diplomatin e profilit të lartë, Maros Sefcovic, i cili ishte kandidat i partisë që është aktualisht në pushtet në Sllovaki. Zgjedhjet presidenciale në Sllovaki janë mbajtur vetëm një vit pas vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuciak, i cili hulumtonte lidhjet e politikanëve me krimin e organizuar. Gazetari është vrarë me armë zjarri në shkurt të vitit 2018. Presidentja e re thotë se pikërisht kjo vrasje ka qenë një prej motiveve kryesore pse ka vendosur t'i futet garës presidenciale.

Avokatja bëhet presidente

Slowakei, Bratislava: Präsidentenwahl in der Slowakei – Stichwahl
Fotografi: picture-alliance/dpa/V. Álek

Zuzana Čaputová është një avokate e njohur në Sllovaki. Ajo ka udhëhequr edhe procesin e groposjes ilegale të mbeturinave, i cili zgjati 14 vjet. Presidentja e re e Sllovakisë është 45-vjeçare, nënë e dy fëmijëve dhe e divorcuar. Ajo është anëtare e partisë "Sllovakia Progresiste”, e cila nuk ka asnjë ulëse në parlament. Në rundin e parë të zgjedhjeve, ajo i kishte fituar 40 për qind të votave, ndërsa kandidati tjetër, i cili është zëvendëspresident i Komisionit Evropian, vetëm 19 për qind.