291210 Wilde Verwandschaft – DW – 04/01/2011
  1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

291210 Wilde Verwandschaft

4 Janar 2011

Fondi Botëror për Garantimin e Diversitetit të Kulturave, beson se "paraardhësit e egër" të bimëve bujqësore mund të ndihmojnë për t' i bërë këto bimë rezistente kundrejt ndryshimit të klimës.

https://p.dw.com/p/ztMM
Fotografi: picture alliance/dpa

Popullsia në botë deri në vitin 2050 do të rritet në mbi 9 miliardë, kështu që prodhimi global bujqësor do të duhej të rritej me 70%, në mënyrë që të garantohet furnizimi me ushqime. Këto shifra janë kalkuluara nga Organizata Botërore e Ushqimit, FAO. Njëkohësisht ndryshimi i klimës përkeqëson kushtet e mjedisit për bimët bujqësore, kryesisht në rajonet, ku edhe sot është problematik sigurimi i ushqimeve. The Global Crop Diversity Trust, Fondi Botëror për Garantimin e Diversitetit të Kulturave, beson se "paraardhësit e egër" të bimëve bujqësore mund të ndihmojnë për t' i bërë këto bimë rezistente kundrejt ndryshimit të klimës.

Fushatë për mbledhjen e përdorimin e bimëve fillestare

29.11.2010 DW-TV Global 3000 klima marokko 2
Ndryshimi i klimës përkeqëson kushtet për bimët bujqësoreFotografi: DW-TV

Në bashkëpunim me Royal Botanic Gardens në Kev të Anglisë, "Grupi i Konsulencës për Studimet Ndërkombëtare Agrare" dhe me një mbështetje financiare prej 50 milionë dollarësh amerikanë nga qeveria norvegjeze ka nisur një fushatë, për të mbledhur dhe përdorur bimët fillestare.

Zgjidhja: diversiteti gjenetik i paradhësve të egjër të bimëve bujqësore

Orizi, gruri, misri, patatja, bimët më të rëndësishme bujqësore, që përdorim ne sot, janë bimë të kultivuara, të cilat në kushte të caktuara japin një prodhim të lartë. Por ekspertët kanë frikë se kultivimi modern nuk është as i qëndrueshëm sa duhet dhe as fleksibël për të garantuar furnizimin me ushqime në valën e ndryshimit të klimës. Global Crop Diversity Trust e sheh zgjidhjen tek diversiteti gjenetik i paradhësve të egjër të bimëve të sotme bujqësore, siç sqaron drejtori i Global Crop Diversity Trust, Cary Fowler: "Ne e dimë, që këto bimë të egra normalisht janë shumë të paepura. Ato rriten në kushte, që janë problematike për bujqësinë e sotme. Disa janë rezistente ndaj nxehtësisë, ose u rezistojnë thatësirave. Nëse ne shohim në perspektivë dhe marrim parasysh parashikimet e ekspertëve të klimës, atëherë janë pikërisht këto tiparet, për të cilat do të kenë nevojë në një kohë të afërt bimët tona bujqësore.“

Ndryshimet e klimës ndikojnë tek të korrat

Cary Fowler vom Global Crop Diversity Trust
Cary Fowler Fondi Botëror për Garantimin e Diversitetit të KulturaveFotografi: Mari Tefre/Global Crop Diversity Trust

Brenda 50 viteve të ardhshme bujqësia duhet t'ia dalë mbanë me kushte klimaterike të papërjetuara deri më sot, thotë Fowler. Rritja e temperaturës me vetëm një gradë gjatë periudhës së lulëzimit mund t' i pakësojë të korrat e orizit p.sh. me 10%, thonë ekspertët e bujqësisë.

Ka lloje të egra orizi, që nuk lulëzojnë. Ky tipar mund t' u ndihmojë bimëve të tjera të orizit, që t' u përshtaten temperaturave më të larta. Një shembull tjetër është forca e rezitencës së patateve: "Ka një lloj të egër patateje, që është rezistente kundër vrugut, një sëmundje kjo, që në shekullin e nëntëmbëdhjetë shkaktoi epideminë e urisë në Irlandë. Ky gjen është integruar sot në rreth 40% të bimëve të patates në SHBA, por edhe tek patatja në vende të tjera të botës.

Fowler e vlerëson dobinë ekonomike të këtyre bimëve të egra për bujqësinë komerciale me një shifër mbi 100 miliardë dollarë amerikanë në vit. Megjithatë aktualisht vetëm një pjesë e vogël e këtyre llojeve të bimëve të egra janë përfshirë në arsenalin e farave, që ruhen për të ardhmen në Svalbard Seed Vault dhe në të tjera banka të farërave në botë.

Arsenali i farave duhet pasuruar me bimë të egra

Hunger / Ernährung / Afrika / Kenia / FAO / Welternährungsgipfel
Një fushë orizi në Ahero, KeniaFotografi: AP

Në kuadër të fushatës ndërkombëtare qendrat e studimit, institutet agrare, kopshtet botanike dhe njohësit e bimëve në mbarë botën kërkojnë dhe mbledhin bimë të egra. Këtu përfshihen edhe 23 bimët më të rëndësishme bujqësore, ndër to orizi, gruri, patatja, fasulja dhe bizelja. Fushata është planifikuar për 10 vjet, sepse bimët nuk mund të përdoren direkt në bujqësi. Për kultivimin e kulturave të reja të bimëve ekspertëve u duhen 7 deri në 10 vjet. "Bima duhet kryqëzuar me një formë të kultivuar. Vetëm më pas kuptohet se çfarë tiparesh ajo ka: rezistencë ndaj thatësirës, qëndrueshmëri ndaj nxehtësisë në kohën e lulëzimit, rezistencë ndaj dëmtuesve, ose ndaj sëmundjeve. Më pas këto bimë duhet të sillen në një formë, që ato të mund të përdoren prej bujqve, të cilët duan variante me rendiment, pra tiparet e lllojit fillestar duhet të integrohen në kulturat e reja moderne."

Bujqësia para sfidave të mëdha

Pakistan Landwirtschaft Reisanbau
Fshatarë në Pakistan në një fushë oriziFotografi: AP

Rezultatet regjistrohen në një bankë të dhënash, që u vihet në dispozicion kultivuesve të bimëve dhe të interesuarve të tjerë kudo në botë. Farat mund të përdoren për të prodhuar bimë bujqësore solide ndaj klimës. Çështja është megjithatë, nëse kjo mund të realizohet në kohën e duhur, thotë Fowler. Popullsia në botë po rritet vrullshëm dhe me këtë edhe nevojat për ushqim e në radhë të parë për mish. Prodhimi bujqësor duhet të rritet më shumë se dyfishi gjatë 50 viteve të ardhshme. Por edhe sikur të dalin parashikimet më konservatore lidhur me ndryshimin e klimës, thotë Fowler, bujqit do të kenë probleme edhe për ta ruajtur nivelin e të korrave. "Unë besoj, se kjo është sfida më e madhe, që ka pasur bujqësia në 12.000 vitet e fundit. Mjeti më efikas për t' i bërë bimët tona bujqësore të afta për adaptim qëndron tek biodiversiteti natyral i llojeve të origjinës, pra tek paradhësit e egjër. Kjo do të jetë e domosdoshme për garantimin e ushqimeve në të ardhmen."

Autor: Irene Quaile/Vilma Filma-Ballvora

Redaktoi: Angjelina Verbica