Muzikë për Tokën – DW – 12/12/2012
  1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Muzikë për Tokën

Corina Kolbe / Amarildo Topi12 Dhjetor 2012

Një grup muzikantësh profesionistë gjermanë janë duke përdorur talentin e tyre për të shpëtuar botën. Pjesë e tyre janë edhe emra të mëdhenj, si Daniel Barenboim dhe Thomas Quasthoff.

https://p.dw.com/p/17080
Fotografi: Sebastian Rosenberg

Dëbora e parë e stinës së dimrit sapo ka rënë ndërkohë që simfonia "Stinët" e Joseph Haydn e çon publikun në një botë tjetër. Puna në fusha, udhëtime gjuetie dhe festimet e Krishtlindjeve në një epokë para-industriale janë muza e frymëzimit të kësaj simfonie. Fondacioni NaturTon dha në Berlin koncertin e tretë për klimën. Pjesë e tij ishin Kori i Bavarisë së Epërme Neubeuern, orkestra e qytetit - Staatskapelle - dhe vokalistë solo, të cilët u drejtuan nga Enoch zu Guttenberg.

"Stinët" u shkruajt në fund të shekullit të 19-të, në një kohë kur Haydn dhe bashkëkohësit e tij jetonin në paqe me natyrën. Madje edhe stuhitë e mëdha nuk i shqetësonin njerëzit në ato kohë. Por tani bota duket ndryshe.

Me koncertet e tyre të bamirësisë, muzikantët e Staatskapelle kërkojnë të tërheqin vëmendjen për mbrojtjen me urgjencë të ambjentit. Guttenberg ka qenë personalisht aktiv në disa projekte ekologjike dhe e ka paralajmëruar publikun e Berlinit për pasojat drastike të konsumimit të shumtë të energjisë  dhe për zhdukjen e shumë gjallesave.

Trompetisti Markus Bruggaier  dhe kolegët i tij Nico Hanjohr-Popa, Dominik Oelze, Sebastian Posch, Milan Ritsch, Fabian Schäfer dhe Simone van der Velde u bashkuan me këtë ide disa vite më parë duke kombinuar interesat e tyre personale: ekologjinë dhe muzikën.

Në bashkëpunim me Fondin Botëror për Natyrën (WWF), ata krijuan fondacionin NaturTon me burimet e tyre. Me inisiativën e tyre "Orkestra e ndryshimit" ata themeluan edhe një faqe interneti, ku të tërhiqnin edhe muzikantë të tjerë në lëvizjen e tyre.

Muzikantët e orkestrës së Berlinit
Muzikantët e orkestrës së BerlinitFotografi: Sebastian Rosenberg

"Pylli magjik" i Wagner-it

Fitimet nga koncerti i Berlinit do të shkojnë në llogarinë e projektit  "Pylli Magjik" në pjesën lindore të qytetit, ku fëmijët mësojnë se si të respektojnë mjedisin. Midis të tjerësh projekti mbështet edhe nga baritoni Thomas Quasthoff.

Për të krijuar "pyllin magjik", artistët u frymëzuan nga puna mitike e Richard Wagner. Skulptura e parë që është vendosur në park është ajo e dragoit të operës "Siegfried" të Wagner-it. Vitin tjetër skulptori dhe piktori Achim Freyer ka në plan të kombinojë me të tjera skulptura të frymëzura nga pjesët e kompozuara nga Wagner.

Mbështetje nga emra të mëdhenj

Në koncertin e parë për klimën në vitin 2011 dirigjenti Zubin Mehta drejtoi orekstrën për të mbështetur WWF për një projekt në Himalajat Lindore. Në Maj violinistja Patricia Kopatchinskaja performoi me Staatskapelle në mbështetje të rimbjelljes së pemëve në pyjet e vendit të saj, Moldavi.

"Ne kemi vënë re se shumë artistë të njohur na janë bashkuar për të na mbështëtur", thotë i kënaqur Bruggaier. Profili i lartë i njerëzve që i janë bashkuar lëvizjes i kalon kufijtë e botës së muzikës: shkencëtari i njohur Hans Joachim Schellnhuber, Drejtor i Institutit të Studimeve për Klimën në Pocdam, i është bashkuar së fundmi fondacionit NaturTon.