Histori suksesi – DW – 05/06/2018
  1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Histori suksesi

5 Qershor 2018

Angela Merkel vlerëson Deutsche Wellen me rastin e 65-vjetorit të themelimit të saj si simbol i gazetarisë serioze dhe i objektivitetit.

https://p.dw.com/p/2yzdH
Bundeskanzlerin Angela Merkel und DW-Intendant Peter Limbourg beim Festakt 65 Jahre DW
Fotografi: DW/J. Roehl

Kancelarja gjermane vlerësoi në një fjalim prej 15 minutash rëndësinë e Deutsche Welle-s që nga fillimi i saj në vitin 1953 deri në të tashmen, si gjatë krizave të viteve 1950 dhe 1960, ashtu edhe gjatë tronditjeve të ditëve të sotme. "Deutsche Welle është një histori suksesi dhe më shumë e kërkuar se kurrë," tha ajo. Deutsche Welle bëhet çdo vit "më moderne, më tërheqëse dhe më globale".

Festakt 65 Jahre DW mit Bundeskanzlerin Angela Merkel
Fotografi: DW/J. Roehl

DW-ja është simbol i "gazetarisë serioze, informacionit të besueshëm dhe raportimit objektiv". Në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur komunikimi me botën e jashtme po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Pra nuk është rastësi që disa vende po i zgjerojnë masivisht stacionet e tyre ndërkombëtare, si tregon rasti i Rusisë ose Kinës". Dhe si edhe në çështjet tregtare me Kinën, nevojitet reciprocitet edhe për mediat e huaja. "Kjo është ajo që duam edhe për Deutsche Welle."

Festakt 65 Jahre DW mit Bundeskanzlerin Angela Merkel
Fotografi: DW/J. Roehl

Deri sot, tha Merkel Deutsche Welle "meqë është zë i pavarur i lirisë në përgjithësi më tepër luftohet se sa durohet" ose madje pengohet.

Seriozitet dhe objektivitet

Shumë deputetë vlerësuan gjatë ceremonisë festive për 65-vjetorin e DW-së programet dhe kontributin e saj për lirinë e mendimit në botë. Deutsche Welle transmeton në 30 gjuhë dhe në qendrat e saj në Bon dhe Berlin punojnë njerëz nga 60 kombe.

DW-Intendant Peter Limbourg beim Festakt 65 Jahre DW mit Bundeskanzlerin Angela Merkel
Fotografi: DW/J. Roehl

Drejtori i përgjithshëm Peter Limbourg theksoi në fjalën e tij kushtet gjithnjë e më të vështira të punës së DW-së. Konkurenca ndërkombëtare është bërë "më e ashpër", madje edhe në konkurrencë me "propagandën dhe dezinformimin". Gjithnjë e më shumë autokratët po përpiqen në vende të ndryshme të kufizojnë lirinë e shtypit. Dhe Deutsche Welle vazhdon që përmes të gjitha kanaleve të saj: "të informojë sa më shumë njerëz - sidomos ne vendet ku ka censurë dhe propagandë".

Strack Christoph Kommentarbild App
Christoph Strack Gazetar, autor dhe korrespondent i lartë që shkruan për çështjet fetare.@Strack_C