Meteorologët do të parashikojnë stuhite dhe thatësirat – DW – 11/07/2012
  1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Meteorologët do të parashikojnë stuhite dhe thatësirat

11 Korrik 2012

Europa ka dërguar një satelit të ri moti në hapësirë. Operatorët e tij shpresojnë se kjo do të përmirësojë aftësitë e sinoptikanëve për të parashikuar kushtet ekstreme të motit.

https://p.dw.com/p/15Va8
Parashikim i motit nuk garanton diell - por mbron nga të papriturat
Parashikim i motit nuk garanton diell - por mbron nga të paprituratFotografi: AP

Sateliti për motin është lëshuar të enjten nga Konsorciumi Hapësinor Europian Arianespace, nga qendra e saj në Guajanën franceze. Është njëri prej dy të tillëve, tjetri është një satelit telekomunikimi, që do të dërgojë shërbime drejt Amerikës së Veriut.

Sateliti i motit “MSG-3”, i cili u dërgua nga raketa Ariane 5 ka si qëllim zëvëndësimin e një paraardhësi të vjetër nga seria Brezi i Dytë Meteosat (MSG). Satelitët monitorojnë Europën, Afrikën dhe Atlantikun Verior nga një lartësi prej 36 mijë kilometrash. Ata janë një bashkim i projekteve të Eumetsat dhe Agjencisë Hapësinore të Europës. Informacioni i grumbulluar prej tyre mund të përdoret nga meteorologët dhe shërbimet kombëtare të motit.

Përfitimet ekonomike

"Këta satelitë u garantojnë shërbimeve meteorologjike cilësi të lartë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i ESA, Jean-Jacques Dordain.

Dordain u shpreh se të dhënat e siguruara nga satelitët do të përmirësojnë parashikimet dhe do të prodhojnë “avantazhe ekonomike të prekshme”, duke u dhënë mundësi meteorologëve që të japin informacione më të sakta të stuhive apo thatësirave të ardhshme. Aktualisht, Eumetsat, i cili është krijuar nga 25 shtete, po operon në Meteosat-8 dhe Meteosat-9, që të dy nga brezi i dytë i satelitëve të motit. MSG-3 është sateliti i tretë në këtë seri. Ajo mbase do të merret përsipër nga Meteosat-8 brenda dhjetë ditësh, kur pozicionohet në orbitë dhe fillon funskionimin. Kostoja e përgjithshme për katër satelitët është vlerësuar në rreth 2.2 bilionë euro ((2.72 bilionë dollarë). Arianesace ka 21 aksionerë nga dhjetë shtete të ndryshme të Europës.

Autor: Elona Elezi (dpa/AP)

Redaktoi: Auron Dodi