Konjukturë e stabilizuar dhe mot i mirë! – DW – 01/12/2006
  1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konjukturë e stabilizuar dhe mot i mirë!

Klaus Boffo1 Dhjetor 2006

Numri i të papunëve në Gjermani për herë të parë prej vitesh ulet nën shifrën e katër milionë vetëve

https://p.dw.com/p/As6B
Para Agjensisë së Punës
Para Agjensisë së PunësFotografi: dpa

Tetorin e artë po e ndjek pas një nëntor i shkëlqyeshëm në tregun e punës. Për herë të parë prej vitesh numri i të papunëve është ulur nën katër milionë. Aktualisht në Gjermani ka 3. milionë e nëntëqind e nëntëdhjetëepesëmijë vetë. Me siguri edhe temperaturat jo të ulëta këtë prag fundviti kanë ndikuar në bilancin pozitiv mujor, por pavarësisht nga moti, prej muajit shkurt situata në tregun e punës po përmirësohet gati çdo muaj. Kjo falë konjukturës ekonomike, e cila po zhvillohet më pozitivisht sesa e kanë parashikuar ekspertët. Firmat gjermane kanë filluar të punësojnë sërish dhe jo vetëm për part-time. Numri i punësimeve me sigurime shoqërore është rritur brenda 12. muajve të fundit me 317.000 vetë.

Frak Jürgen Veise, shef i agjensisë së punës përmend degët e ekonomisë në të cilat aktualisht po merren sërish njerëz në punë: "Veçanërisht në mënyrë dinamike po zhvillohet dega e punësimit te përkohshëm dhe ajo e shërbimeve për firmat. Por edhe nga degë të tjera vinë njoftime të mira, si përshembull nga ndërtimtaria, degë kjo që prej vitesh vetëm ka bërë shkurtime. Numri i të punësuarve për herë të parë është rritur krahasuar me një vit më parë."

Megjithatë shumë i dukshëm është hendeku mes Gjermanisë lindore dhe asaj perëndimore. Një kuote të të papunëve me 8,0 përqind në perëndim, i qëndron përballë kuota prej 15,5 pvrqind në lindje. Ndërkohë që në landin gjerman Baden-Vyrtemberg që është madje shembull për Gjermaninë, kuota e papunësisë është vetëm 5,5 pvfrqind, ndërkohë që në landin Meklenburg-Pomerani shifra e papunësisë është 17,3 përqind.

Shefi i agjensisë së punës, gëzohet më tepër për atë se përmirësimi dhe rigjallërimi i tregut të punës ndikon edhe tek të rinjtë: "Të rinjtë nën 25. vjeç për herë të parë prej vitesh po shohin shanse të mira në tregun e punës dhe po përfitojnë nga ky zhvillim pozitiv, kundrejt vitit të shkuar numri të papunëve është ulur me qindra mijë vetë."

Nga ana tjetër, agjensia e punës e sheh me pakënaqësi vendimin e qeverisë gjermane për kalimin në fazën e pensionit të parakohshëm. Qeveria gjermane ka përcaktuar si datë 31.dhjetorin për kalimin në orarin e shkurtuar, që është hapi i parë i pensionit të parakohshëm per nje kategori të punësuarsih. Me këtë kritikon agjensia gjermane e punës shumë firmave të mëdha dhe administratë i hapet mundësia që të punësuarit që janë më të moshuar se 55 vjeç të arrijnë ti nxjerrin më lehtë nga tregu i punës në formën e pensionit të parakohshëm dhe kjo do t'i kushtojë shumë sigurimeve shoqërore.

Megjithatë situata aktuale financiare për agjensinë e punës prej vitesh nuk ka qenë kaq e përshtatshme. Frank Jyrgen Veise: "Sipas vlerësimit tonë, fitimi qnëdron aty diku tek 10,5 deri në 11 miliardë euro." Para kësaj gjendjeje është e mundur që agjensia e punës të përballojë edhe uljen e kuotës së tatimeve për rënien në papunësi që paguajnë taksapaguesit gjermanë. Megjithatë agjensia e punës paralajmëron që megjithë shifra optimiste në tregun e punës nuk duhen shkurtuar fondet për strategjinë e nxitjes së punësimit në vitin e ardhshëm.