"Klimobil" - Një minibus si klasë mësimi – DW – 16/07/2012
  1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Klimobil" - Një minibus si klasë mësimi

Jochen Wobser / Esat Ahmeti16 Korrik 2012

Në vitin 2002 OKB-ja shpalli dekadën botërore 2005-2014 "Edukimi për Zhvillim të Qëndrueshëm". Në këtë kuadër nisi në 2008 në Bavari projekti i ashuquajtur "Klimobil".

https://p.dw.com/p/15Y3Y
Fotografi: Jochen Wobser

Në oborrin e Komunitetit të Rinisë Katolike (KJG) në Vyrcburg (Würzburg), Vera Bellenhaus ndodhet në aksion me disa ndihmës të saj. Drejtuesja e stacionit për mjedisin të KJG-së përgatit "Klimobil-in" për misionin e radhës: një minibus Volkswagen, me ngjyrë të verdhë të ndritshme, por ndryshe, "krejt i rëndomtë- së paku në shikim të parë: "Ky nuk është aspak një minibus VW i rëndomtë. Ai është ndryshuar. E veçanta e Klimobilit është sistemi fotovoltaik i montuar mbi çati, i cili prodhon rrymë që kalon në baterinë e instaluar anash nën sedilen e shoferit. Kjo është një bateri e veçantë, e cila mund të përdoret për shembull për të kyçur në rrjet ndonjë pajisje elektrike të kuzhinës , apo ndonjë disko në kampe fushore, apo vetëm për eksperimentet tona."

"Energjia" dhe "Ndryshimet kilmatike"

Klimobil është një arkë e lëvizshme eksperimentale e vendosur në katër rrota. Deri në tavan minibusi është i mbushur me materiale edukative për temat "Energjia" dhe "Ndryshimet kilmatike". Në bordin e tij ndodhen rregullisht pedagogë nga qendra e ambientalistëve në KJG-së në Vyrcburgun bavarez. Sascha Zinn, për shembull, ka katër vite që është këtu, që nga ditët e para të Klimobil-it. "Ideja jonë ishte se ne arritëm në përfundimin që po bëhej gjithnjë e më e vështirë që ne të kishim në dispozicion klasa të lira nëpër shkolla. Tani këtu mund të flitet në parim për sistemin tonë arsimor për shkak se nuk ka hapësira të mjaftueshme për t'u marrë me tema të tilla."

Bilder zum Thema Klimobil
Fotografi: Jochen Wobser

Rreth 500 herë Klimobil ka qenë në detyrë: në shkolla, në kampe apo në eko-festivalet në gjithë jugun e Gjermanisë. Para çdo misioni natyrisht që kontrollohen me kujdes të gjitha materialet: celulat diellore, turbinat e erës ose biçikleta elektrike. Kjo është një lloj pajisje për stërvitje në shtëpi, e cila është e lidhur me një kabllo me pajisjet elektrike që sigurisht kanë nevojë për energji. "Përkufiizmi zyrtar është në fakt se: 'Energjia është aftësia për të kryer punë' çfarë mund të tregohet shumë bukur këtu. Në parim, ne kemi një gjenerator mbidimensional të lidhur në një biçikletë statike dhe një valixhe, ku janë instaluar elemente të ndryshme, ndër të tjera edhe tre llamba por edhe një radio, nëse ka mundësi që ajo të funksionojë. Ky është një model i punuar vet prandaj është pak i ndjeshëm."

Bilder zum Thema Klimobil
Fotografi: Jochen Wobser

Çmimin Bavarez i Mjedisit për Klimobil

Vera Bellenhaus, ndërkohë, kontrollon një pajisje për matjen e rrymës me të cilën të adresuarit e Klimobil-it - shumicën e rasteve janë fëmijë dhe të rinjë - dërgohen në udhëtim si "detektiv të rrymës". Misioni: identifikimi i konsumatorëve më të mëdhenj dhe "të fshehur" të rrymës si për shembull pajiset elektrike të lëna në gjendje gatishmërie (Standby-Modus). "Në mënyrë që njerëzit t'i provojnë gjërat që bëjnë vet, që të krijojnë përvojën sepse vetëm atëherë ruhet përshtypja dhe njerëzit kujtohen, fëmijët kujtohen për veprimet e tyre. Nëse ata për shembull, kanë ndërtuar njëherë vet një makinë me hidrogjen, atëherë ata e dijnë gjithashtu edhe si funksionon ajo..."

Ky koncept pedagogjik i ka sjellë KJG-së së Vyrcburgut Çmimin Bavarez të Mjedisit dhe për herë të dytë Klimobil njihet si një projekt zyrtar i OKB-së për Dekadën e "Edukimit për një Zhvillim të Qëndrueshëm" .