Klima në Evropë me zjarre në Itali dhe përmbytje në Angli – DW – 25/07/2007
  1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Klima në Evropë me zjarre në Itali dhe përmbytje në Angli

25 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BM0Y

Në Itali vazhdon vala e të nxehtit, ndërkohë që nga zonat e përmbytura në Perëndim dhe në Jug të Anglisë ka një çtensionim të lehtë. Megjithatë niveli i ujrave të lumit Tamiz është rritur. Prurjet nëpër degëzimet e lumit kanë bërë që pjesë të Universitetit të Oksfordit të mbulohen prej ujit. Për banorët e zonave të përmbytura gjendja është e vështirë dhe me mungesa në furnizimin me ujë të pijshëm. Në Itali në të kundërt po vazhdojnë të mbizotërojnë temepraturat e larta me rreth 40 gradë celsisus. Zjarrëfikësat po luftojnë me flakët në shumë zona ku kanë rënë zjarre. Mijra turistë, kryesisht në brigjet e Adriatikut, janë evakuuar në zona të sigurta prej zjarreve.