Klima apo Putini: Kush do ta sundojë samitin e G8-s? – DW – 07/06/2007
  1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Klima apo Putini: Kush do ta sundojë samitin e G8-s?

Deutsche Welle7 Qershor 2007

Samiti i G8-s filloi në Hailigendam. Më parë kancelarja Merkel u takua me presidentin amerikan Bush, atë rus, Putin, presidentin francez Sarkozi duke prekur temën më të rëndësishëm arritjen e një marrëveshjeje konkrete për klimën

https://p.dw.com/p/AqVV
Merkel dhe Bush
Merkel dhe BushFotografi: AP

Prologu i samitit filloi që me takimin Merkel-Bush të mërkurën në një drekë pune. Në takimin 75 minutësh me presidentin amerikan, kancelarja Merkel bisedoi gjerësisht për mbrojtjen e klimës, tema qëndore e samitit. Pas takimit Bush ofroi perspektivën e një pjesëmarrjeje të SHBA-ve në bisedimet multilaterale për një marrëveshje të re pasardhëse pas skadimit të marrëveshjes së Kiotos në virin 2012:

"Unë erdha me dëshirën e fortë të punoj me ju për një marrëveshje Post Kioto, për atë se si mund arrijmë objektivat tona madhore, një nga to ëshët sigurisht reduktimi i gazrave ndotës, tjetra është të bëhemi më të pavarur në rastin tonë akut nga nafta, nga ato pjesë të botës ku kemi disa miq e herë pas here nuk kemi miq. Ne kemi shanse të mira për të shkëmbyer teknologjitë me botën e zhvilluar dhe se ne jemi pararojë e mirë në mbrojtjen e mjedisit," tha Bush.

Merkel bëri fjalë pas takimit me Bushin për një "gradë të madhe dakordimi" me presidentin Bush, por ajo nuk mund ta fshihte se në këtë samit me SHBA-të nuk do të arrihet synimi i saj për marrëveshjen konkrete për klimën, konkretisht për reduktimin e ngrohjes globale dhe emetimeve të gazrave ndotës.

"Unë besoj se ne këtu megjithate e dime që synimet europiane që ne i kemi vënë vetes dhe për të cilat do të punojmë, nuk mund të zbatohen menjëherë nga e gjithë bota. Por për mua njësia matëse e këtij samiti është nëse në fund të këtij samiti do të kemi hedhur konkretisht hapa përpara. Këtu bën pjesë edhe fakti që të pranojmë problemet e klimës të shkaktuuara nga njeriu, këtu bën pjesë edhe fakti që pas Kiotos kemi nevojë për një proces, tek i cili partner është edhe OKB-ja."


Javën e shkuar presidenti amerikan kishte propozuar që vetëm të 15 emetuesit më të mëdhenj të gazrave ndotës, ndër ta edhe Kina e India do të duhej që deri në fundin e 2008 të përpiloheshin qëllime të përbashkëta të detyrueshme.

Por kancelarja gjermane dëshiron që në këtë samit të arrijë miratimin e një deklarate për klimën, në të cilën të gjithë pjesëmarrësit e samitit të nënshkruajnë reduktimin e detyrueshëm të ngrohjes globale deri në fund të shekullit me 2gradë. Përveç kësaj evropianët duan të angazhohen për një reduktim të gazrave ndotës deri në vitin 2050 me 25% krahasuar me emetimet e viti 1990.

Kancelarja Merkel në hapjen e samitit bëri fjalë se ai do të duhet të dërgojë sinjale të rëndësishme edhe në çështje të tjera globalizimit. Merkel: "Ne si politikanë kemi nevojë herë pas here edhe për shtytjen e organizatave joqeveritare, por kjo me qetësi. Duhet të jetë konstruktive si mendoj unë. Nuk ka kuptim, globalizimi është fakt dhe tashmë bëhet fjalë se si ta formësojmë atë."


Me shumë interes u prit edhe takimi Merkel-Putin pak para fillimit të zyrtar të samitit. Nga qarqet qeveritare gjermane u tha se president rus mbështet inisiativën gjermane për një proces të ri dialogu me vendet në zhvillim, duke e cilësuar atë një propozim të rëndësishëm, të cilin ai do ta mbështesë me të gjitha mundësitë.
Takimi Merkel-Putin i cilësuar si pozitv dhe konstruktiv u zhvillua mbi temat themelore të mbrojtjes së klimës dhe ndihëmn për Afrikën. Agjensia ruse citon Interfaks presidentin rus: "ne jemi të hapur të diskutojmë për të gjitha çshtjet." Presidenti rus

Në takimin Merkel-Putin nuk u diskutua tema e sistemit mbrojtës amerikan me raketa, por këtë temë presidenti rus, sipas njoftimeve të qarqeve ruse do ta bisedojë hapur me presidentin amerikan në takimin e planifikuar për ditën e enjte. Këshilltari për çështjet e jashtme i Putinit, Sergej Priçodko tha në prag të samitit në Hajligendamm se kjo është një temë e vështirë dhe mjaft e rëndësishme. "Ne do të flasim direkt dhe hapur dhe presim argumentat e tyre" tha këshilltari i Putinit, Priçodko.

Ndërkohë presidenti i ri francez, Nikola Sarkozi do të luftojë në Hajligendam përkrah kancelares gjermane për arritjen e marrëveshjeve konkrete për klimën. Pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, Sarkozi u shpreh se duhet të arrijmë në një qëllim të shprehur në shifra duke e cilësuar këtë hap majft të rnëdësishëm. Në shkallë ndërkombetare ekziton mirëkuptimi që duhet të verpjmë shpejt për klimën, përndryshe do të jetë shumë vonë për të shmangur katastrofat, tha Sarkozi.