Kancelarja Merkel takohet në Johanesburg me presidentin Mbeki – DW – 05/10/2007
  1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kancelarja Merkel takohet në Johanesburg me presidentin Mbeki

5 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/BmrT

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka mbërritur në kuadër të vizitës së saj në kontinentin afrikan, në Johanesburg, ku do të qëndrojë dy ditë. Merkel u prit me nderime te larta ushtarake nga presidenti Thabo Mbeki. Një nga temat e bisedimeve në Pretoria është gjendja në Simbabve, e cila ndodhet në një krizë të rëndë për shkak të udhëheqjes autoritare të Presidentit Rober Mugabe. Afrika e Jugut po bën përpjekje që të ndërhyjë mes qeverisë dhe opozitës në këtë vend fqinjë. Gjatë pasdites, Merkel do të vizitojë kantierin në të cilin po ndërtohet stadiumi ku do të zhvillohen ndeshjet kryesore të kampionatit botëror të futbollit 2010. Të shtunën është planifikuar një takim edhe me ish presidentin afrikanojugor, Nelson Mandela. Më parë Kancelarja vizitoi Etiopinë. Në fjalën e saj para përfaqësuesve të Unionit Afrikan në Adis Abeba, ajo foli për një marrëdhënie më të ngushtë mes BE-së dhe Afrikës. Të djelën ajo udhëton për në Liberi.