Julian Asange më në fund drejt lirisë – DW – 25/06/2024
  1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëShtetet e Bashkuara të Amerikës

Julian Asange më në fund drejt lirisë

25 Qershor 2024

Më shumë se 10 vjet zgjati grindja juridike për Julian Assange. Tani ai lejohet të kthehet në vendlindjen e tij, Australi pas një marrëveshjeje me SHBA, që parasheh pranimin e fajit nga themeluesi i Wikileaks.

https://p.dw.com/p/4hSXB
Julian Assange duke ecur drejt avionit
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange drejt avionitFotografi: @wikileaks" via X/Handout via REUTERS

Gazetari dhe themeluesi i platformës investigative, Wikileaks, Julian Assange pas një procesi të stërzgjatur juridik është liruar papritur nga burgu. Platforma publikoi pamje natën e së martës ku tregohet 52 vjeçari si ngjitet në një avion në aeroportin London Stansted. Sipas njoftimeve, Assange ka bërë një "deal"-marrëveshje me SHBA. Investiguesi në kuadër të një marrëveshjeje me Ministrinë e Drejtësisë në SHBA do të pranojë fajin, dhe pas kësaj do të mund të largohet në Australi. Kjo del nga dokumentet e Gjykatës të publikuar të hënën në mbrëmje.

Edhe gruaja e tij, Stella shkroi në X "Assange është i lirë!!" dhe falënderoi të gjithë përkrahësit. Edhe nëna e tij, në një deklaratë u shpreh se "martirizimi i djalit të saj më në fund përfundoi."

Kryeministri australian kërkon kthimin e Assange

Nuk ka një konfirmim zyrtar të autoriteteve britanike për marrëveshjen mes Assange e SHBA. Nga ana e tij kryeministri australian, Anthony Albanese e përshëndeti lirimin e tij dhe kritikoi njëkohësisht zgjatjen e procesit. "Ne duam që ai të na kthehet në Australi", tha Albanese.

Assange, sipas planeve që të mërkurën do të shfaqet para një gjykate në një zonë amerikane në ishujt Marianne në Paqësorin Perëndimor, jo larg veriut të Australisë. Aty pritet që Assange të pranojë fajin dhe të vazhdojën udhëtimin në Australi. Sipas mediave amerikane Assange do të dënohet 5 vjet, por këtë afat ai e ka shlyer ndërkohë në Britaninë e Madhe.

Julian Assange duke shkuar në gjyq në Londër, 7 shkurt 2011
Julian Assange duke shkuar në gjyq në Londër, 7 shkurt 2011Fotografi: Kirsty Wigglesworth/AP Photo/picture alliance

Gazetar apo jo?

Ndaj Assange është ngritur akuza në SHBA për spiunazh në 17 raste dhe keqpërdorim të dhënash. Para 15 vjetësh, Assange publikoi në platformën e investigimit, Wikelaks një seri dokumentesh amerikane, ku bëhet publike sjellja e ushtarakëve amerikanë në Irak e Afganistan. SHBA e akuzojnë australianin për tradhtim sekreti që rrezikon jetë njerëzish.

Por përkrahësit e shohin Assange si gazetar që ka zbuluar krime të dyshuara lufte. Kjo është në interes të opinionit publik, sipas tyre, dhe akuzojnë se procesi kundër Assange është i motivuar politikisht. Qeveria amerikane është e mendimit, se veprimet e Assange tejkalojnë ato të një gazetari. 

Në rast të dënimit pa një marrëveshje me SHBA, Assange kërcënohet nga 175 vite burg për spiunazh.

 

 

la/tgsch