Grindjet rreth gazit mes Rusisë dhe Bjellorusisë & Zbutet bllokada e Rripit të Gazës & Global Media Forum dhe klima – DW – 25/06/2010
  1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Grindjet rreth gazit mes Rusisë dhe Bjellorusisë & Zbutet bllokada e Rripit të Gazës & Global Media Forum dhe klima

25 Qershor 2010
https://p.dw.com/p/O3AN

Mosmarrëveshjet midis Rusisë dhe Bjellorusisë rreth gazit kanë bërë që të shqetësohen edhe autoritetet e BE-së. Se fundi Bjellorusia i ka paguar Gazpromit 152 milionë euro borxh, por problemet nuk kanë përfunduar, sepse për transferimin e gazit rus nëpër territorin e tij, Minsku kërkon 210 milionë euro. Autoriteet evropiane kërkuan këtë javë që Moska dhe Minsku t'i respektojnë marrëveshjet e furnizimit.

Pas presioneve të shumta, Izraeli vendosi që të nxjerrë një listë negative dhe ta zbusë bllokadën e Rripit të Gazës. Në këtë listë do të përfshihen armë dhe material lufte, që nuk lejohen, ndërkohë që të gjitha mallrat e tjera mund të futen në Rripin e Gazës.

Këtë javë u mbajt për tri ditë me radhë Global Media Forum i organizuar nga Deutsche Welle, me temën ndryshimi i klimës dhe mediat. Në Forum morën pjesë 1500 pjesëmarrës nga shumë vende të botës.

Autor: Christoph Hasselbach/Clemens Verenkotte/ Matthias von Hein

Redaktoi: Bahri Cani