Gjermania apel Kosovës dhe Serbisë – DW – 22/11/2018
  1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania apel Kosovës dhe Serbisë

22 Nëntor 2018

Gjermania i është bashkuar thirrjes së BE-së ndaj Kosovës për t’i hequr doganat ndaj Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa mendon se të dyja palët mund të japin ndihmesë në normalizimin e marrëdhënieve.

https://p.dw.com/p/38k3z
Grenze von Serbien und Kosovo
Fotografi: picture alliance/Abaca/M. Halilovic

Pas deklaratave të ardhura nga Brukseli, edhe Berlini është shprehur kundër vendimit të qeverisë Haradinaj për rritjen në 100 përqind të taksave doganore për mallrat nga Serbia dhe Bosnja. Siç bëri të ditur për DW një burim nga qeveria gjermane të enjten në Berlin, Berlini, sikurse edhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe Komisioneri i Bashkimit Evropian  për zgjerimin Hahn, e shohin këtë rast si shkelje të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë mes vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, shkurt CEFTA. "Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Prishtinës që ta tërheqë këtë vendim”, tha i njëjti burim për DW. 

Por, njëkohësisht, Gjermania bën thirrje në përgjithësi që Kosova  dhe Serbia të bëjnë ç'është e mundur për të shënuar përparime në normalizimin e marrëdhënieve mes njëra-tjetrën. Edhe Beogradi mund të japë ndihmesë për përmirësimin e atmosferës me hapa konkrete, thuhet nga qarqet qeveritare në Berlin. 

Sinjal kundër MSA

Peter Beyer neuer Koordinator der Bundesregierung für die transatlantische Zusammenarbeit
Peter Beyer, deputet i grupit parlamentar CDU/CSU dhe raportues për Kosovën dhe Serbinë në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut.Fotografi: picture-alliance/dpa/C. Melzer

Edhe raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Peter Beyer, e mbështet thirrjen e BE-së. "Vendimi i djeshëm i Kosovës për t’i ngritur deri në 100 për qind taksat për mallrat e ardhura nga Serbia dhe Bosnja-Hercegovina është një shkelje e qartë e Marrëveshjes për tregtinë e lirë midis vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe mund të cilësohet si një sinjal kundër Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës“, tha deputeti demokristian për DW të enjten në Berlin. 

Beyer, në deklaratën e tij, shtoi se "qysh prej rritjes së parë të taksave me 10 përqind, javën e kaluar, raporti ndërmjet dy shteteve është tensionuar". Beyer tha se bashkohet me kërkesën e BE-së dhe i bën thirrje qeverisë së Kosovës që ta tërheqë vendimin sa më shpejt. Beyer, i cili është raportues në Komisionin e Jashtëm  të Bundestagut si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë, tërhoqi vëmendjen se konfliktet tregtare duhet të gjejnë zgjidhje në instancat dhe proceduarat e parapara për to."

Liberalizimi i vizave nuk është dhuratë por detyrim

Për të Gjelbrit, përgjegjësia për vazhdimin e dialogut qëndron tek të dyja palët: Raportuesi i kësaj partie në Komisionin e jashtëm të Bundestagut, Manuel Sarrazin,  në një deklaratë dhënë DW i kritikoi  sjelljet e shfaqura rishtazi nga Serbia dhe Kosova. „Spiralet e përshkallëzimeve nuk janë kurrë të dobishme. As nga ana e qeverisë serbe, e cila ndër të tjera ka penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatën policore ndërkombëtare, INTERPOL, dhe as nga ana e qeverisë kosovare, e cila tani po përgjigjet me rritjen e taksave doganore", ka thënë Sarrazin i pyetur për DW. "U bëj thirrje të dyja palëve që t’i kthehen dialogut konstruktiv. Pa marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, anëtarësimi i dy vendeve në Bashkimin Evropian do të shtyhet edhe më larg", tha deputeti i gjelbër. 

MdB Manuel Sarrazin Die Grünen
Manuel Sarrazin, deputet i të gjelbërve dhe raportues për Kosovën në Komisionin e Jashtëm të BundestagutFotografi: Imago/allefarben-foto

Por Sarrazin vuri në dukje se ky rast nuk duhet të ndikojë ndaj çështjes së liberalizimit të vizave.  “Parakushtet e caktuara nga komisioni i BE-së janë plotësuar. Prandaj liberalizimi i vizave nuk është dhuratë për kosovaret dhe kosovarët, por një pjesë e një marrëveshjeje që duhet të respektohet edhe nga ana e BE.