Birmania, klima dhe reforma – DW – 25/09/2007
  1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Birmania, klima dhe reforma

Rainer Sütfeld25 Shtator 2007

Hapet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara

https://p.dw.com/p/BjhZ
Presidenti Bush gjatë fjalimit para Asamblesë së Përgjithshme vitin e kaluar.Fotografi: AP

Kancelarja Angela Merkel është shprehur në favor të një përpjekejeje të re për të reformuar tërësisht Kombet e Bashkuara dhe ajo ka theksuar kërkesën gjermane për një vend në Këshillin e Sigurimit. 'Që Këshilli i Sigurimit nuk pasqyron më raportin real të forcave në botë, kjo duket sheshit', tha Merkel dje në Nju Jork. Presidenti amerikan George Bush u tregua i hapur për zgjerimin e Këshillit të Sigurimit, por si kandidat me shanse të mira ai përmendi vetëm Japoninë. Kancelarja Merkel foli gjithashtu për herë të parë para Asamblesë së Përgjithshme. Kryeministri i fundit gjerman që ka folur para kësaj instance ishte Gerhard Schröder-i katër vjet më parë. Përpjekjet për reformë në Kombet e Bashkuara përbënin temë edhe atëherë.

Debati i përgjithshëm në të cilin oratorja e fundit ishte Angela Merkel-i, ishte më interesant se kurrë më parë. Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki Mun nuk filloi me fjalimin standard të shpërndarë paraprakisht, por në mënyrë të pazakontë për të.